Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Pejës apelon për kujdes të shtuar në rrugë për shkak të ngricave

Gazeta10
18 February 2025 - 10:39

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon te tё gjithё pjesëmarrësit nё komunikacion që tё kenë kujdes tё shtuar gjatё lëvizjeve me automjetet e tyre.

“Meqë jemi nё sezonin dimёror dhe sipas Institutit Meteorologjik tё Kosovёs ёshtё duke mbretëruar mot i ftohtё dhe nё rrugё ka ngrica, gjendje e cila do tё vazhdojë edhe në ditёt ne vijim, andaj pёr tё parandaluar aksidentet ne komunikacion APELOJMË, te tё gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’i përshtaten kushteve te rrugëve dhe shenjave tё trafikut”, thuhet në kumtesën për media.

Tutje bëhet e ditur se ndaj tё gjithё vozitёsve tё cilёt nuk posedojnë pajisjet dimërore tё caktuara me ligj, policia do tё merr masa pёr kundёrvajtёsit konform ligjit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.