Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia ia gjen një kosovari 3500 copë argeta në veturë, dyshohet se erdhën nga Serbia

Gazeta10
13 February 2024 - 13:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra që dyshohet se kanë pasur prejardhje nga Serbia.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së hënë, në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën, dyshohej se po kontrabandoheshin mallra nga Serbia.

Gjatë kontrollit, është vërejtur që i dyshuari kosovar, H.Gj, kishte 250 pako me argeta.

“Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.” – thuhet në njoftim.

Në fund të komunikatës së policisë thuhet:

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.