Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia jep detaje për punëtoren e KEDS-it që u gjet e vdekur në zyre

Gazeta10
04 Tetor 2022 - 15:56

Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në zyren e saj.

Rasti ka ndodhur sot në Gjilan.

Viktima është e moshës 63-vjeçare.

Kështu bëri të ditur për Gazeta10 zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se sipas mjekut vdekja ka qenë e natyrshme.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjell një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML” – tha Hashani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.