Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin e rëndë ku vdiq një 28 vjeçar

Gazeta10
26 January 2024 - 8:41

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin që ndodhi dje në Gjilan, ku ka vdekur një person.

Sipas Policisë, vetura duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur shkëmbinjtë.

Pasagjeri i veturës, në këtë rast viktima ka pësuar lëndime të rënda.

“Gjilan 25.01.2024 – 00:50. Raportohet për një vetë aksident trafiku ku një veturë duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, del jashtë rrugës duke goditur shkëmbinjtë. Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Viktima është një 28 vjeçar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.