
Analisti i përhershëm i emisionit Kampionët në Kanal10, Faruk Statovci mbrëmë është sulmuar nga dy persona të maskuara para banesës së tij.
Kanal10 gjatë ditës ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, te cilët kanë konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast.
Zëdhënësja për media, Flora Ahmeti ka deklaruar se menjëherë pas marrës së informacionit, Policia ka shkuar më vendin e ngjarjes.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar/ maskuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Ahmeti për Kanal10./Gazeta10