Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Policia sekuestron armë të ndryshme në Podujevë

Gazeta10
28 December 2024 - 9:44

Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar katër armë zjarri gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.

“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.