Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Politikani serb publikon foton me “Javelin”: Nëse do të arrijnë në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë

Gazeta10
16 January 2024 - 15:49

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që Kosova mund të arrijë me SHBA-të për blerjen e sistemeve raketore anti-tank, “Javelin”.

Përmes një postimi në rrjetin “X”, ai ka shpërndarë një foto duke mbajtur në krah një Javelin, të cilën mësoi ta përdorte kur ishte në Kiev.

Politikani theksoi se kur raketat të arrijnë në Kosovë, atëherë shumë gjëra do të ndryshojnë, duke iu referuar fuqisë ushtarake dhe avantazhit të Javelin.

“Në Ukrainë, pata mundësinë të shoh se si duket tanku pas takimit me Javelin. Dhe pata mundësinë të mësoja se si ta përdorja atë. Trajnimi i përdoruesit mund të bëhet në gjysmë ore. Nëse (kur?) “Javelin’ arrin në Prishtinë, shumë gjëra do të ndryshojnë tani”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.