Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

PolitikOFF dhe Vera’10, freskia e Kanal10 për shikuesit

Gazeta10
17 July 2023 - 19:29

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

Televizioni Kanal 10, nga e hëna do të startojë me programe të reja verore përmes së cilës publiku do të njihet me tema e mysafirë të ndryshëm. Emisioni i mirënjohur i politikës ‘POLITIKO’ vjen me një edicion të ri veror të POLITIK-OFF ku diplomatë, politikanë e personazhe pnublike konkurrojnë në një garë tjetër mes vete. Ndërsa emisioni tjetër “Vera 10”  këtë edicion vjen plotësisht ndryshe. Ta ndjekim kronikën e përgatitur nga Egzona Shala.

Skena programore e televizionit të gazetarve nga e hëna do të pasurohet me emisione te reja verore që vijnë në një format krejt tjetër.

Shume aktivitete, personazhe interesante e adrenalinë do të arrijnë në shtëpitë e shikuese tanë besnik përmes dy emisioneve të formatit veror. 

E madje si rrallë herë më parë, emisioni i mirënjohur POLITIKO zhvendoset në terren në një dimension krej të ri – ku ambasadorë, politikanë e personazhe publike sfidojnë njëri-tjetrin në garat e shpejtësisë.

“Politikoff” këtë verë pos adrenalisës, do të sjellë intervista, batuta e përjetime të rralla të mysafirëve.

Producentja e emisionit, Aferdita Lukaj ka thënë se shikuesit përmes këtij emisioni do të arrin t’i njohin personazhet politike më ndryshe se zakonisht.

E nga ora 20:00 në ekranin e Kanal 10, me një ekip të gazetarëve entuziastë do të filloj transmetimin emisioni Vera 10.

Moderatorja e emisioni thotë se ndihet e emocionuar derisa tregon se janë bëra gati të gjitha përgatitjet.

Rubrika të shumta e mysafirë interesantë do t’i bashkohen skenës së Vera 10.

Në ambientet e Kanal 10, në qiell të hapur e në një skenë plotë ngjyra vera do të jetë e freskët. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.