
Maratona e Politikos kushtuar zgjedhjeve lokale këtë të hënë ndalet tek qyteti i Obiliqit.
Nga aty, kryetari aktual i saj, Xhafer Gashi tregoi se cilat prej premtimeve zgjedhore janë realizuar deri më tani.
Sipas Gashit, që intervistën e filloi nga sheshi, shumë prej tyre tashmë janë realizuar.
“Është rrënuar komplet dhe është shëndrruar në shesh, kemi organizuar gara në shesh… Është ndërtuar bibloteka, janë ndërtuar shumë salla, Shtëpia e kulturës”, etj tha ai.