Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara viziton nesër Tiranën, Rama: Mik i vjetër i shqiptarëve

Gazeta10
22 February 2025 - 21:36

Nesër në Shqipëri do të ketë një vizitë speciale. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili thotë se do të zbresë për herë të parë në Tiranë si president i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

“Një mik i vjetër i shqiptarëve dhe një mik shumë i dashur i imi personalisht”, tha Rama në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë, vizita e presidentit të Emirateve shënjon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit.

Presidenti Bin Zayed ishte donatori më i madh për rindërtimin pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re e rindërtimit në Spitallë është financuar e gjitha prej tij.

Sipas Ramës, ai nxiti po ashtu marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.