Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Presidentja Osmani e pret në takim lamtumirës ambasadorin austriak

Gazeta10
24 July 2023 - 16:52

Presidenca e vendit me një komunikatë për media ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë Shristoph Weidinger.

Ajo e ka falënderuar ambasadorin Weidinger që Austria e ka mbështetur Kosovën në faza të ndryshme.

Ata kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe se Osmani i ka potencuar vullnetin e Kosovës për tejkalimin e situatës dhe kordinim me aleatët e vendit.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger.

Në takim, Presidentja Osmani falënderoi ambasadorin Ëeidinger për përpjekjet e tij të vazhduara për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Austrisë, mbështetjes për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme përmes projekteve dhe iniciativave të ndryshme, të cilat kanë afruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona.

Presidentja ka ritheksuar se Austria mbetet aleat i rëndësishëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, mbështetja e të cilës ka qenë e rëndësishme në hapa të ndryshëm të historisë sonë, si dhe për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. Presidentja ka folur edhe për vizitën e parë zyrtare bilaterale në mandatin e saj si Presidente e Republikës në Republikën e Austrisë, me ç’rast theksoi se kjo vizitë ka qenë rikonfirmim i vullnetit të përbashkët për ta thelluar tutje partneritetin në mes të dy vendeve tona.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Ëeidinger biseduan edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani potencoi vullnetin e institucioneve për tejkalimin e situatës aktuale në koordinim me aleatët e Republikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.