
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në New York, ka takuar sot Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Osmani ka deklaruar se qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik, dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO, do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.
E para e vendit e njoftoi Kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok./Gazeta10