
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me një postim në Facebook ka falenderuar kryetarin çek, Milosh Vystrqil për pritjen dhe bashkëbisedimin e bërë ndaj Kosovës, raporton Gazeta10.
Osmani ka kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe.
“Po punojmë ngushtë me institucionet dhe partnerët tanë çekë për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së”./Gazeta10