Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja Osmani nisë vizitën zyrtare në Iowa të SHBA-së

Gazeta10
24 October 2023 - 10:30

Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu, ka nisur vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një komunikatë për media presidenca njofton se përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, Osmani do të ketë takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Ioëa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Ndër të tjera, Osmani do të zhvillojë vizitë në Camp Dodge, kampin që ka një histori të pasur dhe që përdorët si një strukturë stërvitore për divizionet e ushtrisë amerikane.

Tutje thuhet se në kuadër të vizitës në SHBA, presidentja do të takohet me kryetaret e Des Moines, Norëalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.

“Gjatë vizitës, presidentja Osmani pritet të ketë një diskutim në Drake University dhe adresim në DMACC. Poashtu, Presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në ngjarjen e udhëhequr nga ambasadori Branstad, President i Fondacionit të Ëorld Food Prize, ku pritet ta dorëzoj edhe zyrtarisht çmimin e sivjetëm të Ëorld Food Prize”, thuhet në njoftim.

Në fund të kësaj vizite Osmani do të ketë takim me mërgatën në ShBA.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.