
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product.
Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci.