
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka thënë se PDK pritet të marrë një numër të lartë të votave nga diaspora.
Neziri ka thënë se votat për PDK-në më së shumti do të vijnë nga Gjermania dhe Zvicra.
“Presim votë më shumë nga Gjermania dhe nga Zvicra. Ne presim një katërfishim të votës si Parti Demokrate duke u bazuar në punën që e kemi bërë paraprakisht”, ka thënë Neziri.
Tutje, ai ka theksuar se në këtë proces e rëndësishme është që PDK të fitojë votën e mërgatës.
“Sa i përket futjes sime në Kuvendin e Kosovës, për mua është me rëndësi që PDK të fitojë votën e mërgatës. Nuk është relevante më a kaloj unë apo dikush tjetër”, ka thënë ai. /Gazeta10/