Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Prioritetet; uji, kanalizimet, arsimi, shëndetësia’, Gëzim Krasniqi i PDK-së për Malishevën

Gazeta10
23 September 2025 - 21:31

Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës, nga rradhët e PDK-së, Gëzim Krasniqi në emisionin “Politiko” ka shpalosur programin e tij.

Ai ka thënë se prioritetet e tij do të jenë, uji-kanalizimet, arsimi, plani urbanistik, raporton Gazeta10.

“Prioriteti i parë për PDK-në dhe mua si kandidat është uji i pijes dhe kanalizimet, prioriteti i dytë ështgë arsimi dhe krijimi i kushteve për arsim, shëndetësia gjitheashtu do të jetë pjesë e prioriteteve, sa i përket urbanizimit do të bëhet një plan urbanistik, dhe do të merremi me fshatrat e Malishevës që disa vite kanë mbetë pas dore”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.