
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka thënë se 95% e institucioneve të arsimit janë në grevë, raporton Gazeta10.
Musmurati ka thënë se nuk janë ekzekutuar fare pagat për arsimitarët dhe administratën e komunës, duke e përfshirë edhe veten e saj.
“Nuk janë ekzekutuar fare pagat për arsimtarët njejtë për administratën komunale”, ka thënë ajo
Pra e ka përfshirë edhe ekzekutivin ka pyetur Ahmeti, nuk e keni marrë as ju pagën?
Tutje, ajo ka thënë se në vazhdim do t’i kontaktojnë institucionet e arsimit në Prishtinë për ta parë gjendjen si është sot.
“Gjatë këtyre dy tri orëve në vijim, do të telefonojmë të gjitha institucionet edukativo-arsimore për shkak se nuk mund t’i vizitojmë të gjitha, por do t’i telefonojmë dhe do të shohim se si do të jetë gjendja”, ka thënë ajo më tej.
Duke folur për kërkesën e Ministrisë së Financave për dërgimin e listave të grevistëve, Musmurati ka thënë se të gjitha komunat deri tani nuk kanë dërguar lista të grevistëve në Thesar.
“Të gjithë deri më tani po deklarohen se nuk kanë dërguar lista të tilla në Thesat pasi kjo është një diskriminim”, ka shtuar ajo.
Përndryshe, në Kosovë janë futut në grevë punëtorët e arsimit në nivel vendi teksa Ministria e Financave ua ka ndalur pagat grevistëve. Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare. / Gazeta10