
Në Prishtinë është arrestuar një grua pasi që kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar punë jashtë vendit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë e dyshuara bashkë me disa të tjerë ka mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jashtë vendit, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 27.04.2023 – 18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi në bashkëkryerje me disa të dyshuar të tjerë kishte mashtruar 39 persona duke ju premtuar vende pune jasht vendit. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policorë.