Gazeta10

Pritje të “zbehta” për takimin e nesërm Kurti-Vuçiq (Video)

Njohësit politikë dhe qytetarët nuk kanë pritje të mëdha për takimi që pritet të mbahet të shtunën në Ohër mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sipas tyre nuk pritet të ketë nënshkrime. Ndërkaq, ish kryenegocjatorja e palës kosovare vlerëson se marrëveshja pa njohje reciproke e me asociacion është dështim, raporton Gazeta10.

Marrëveshja pa njohje reciproke e me Asociacion, është dështim i interesave të Kosovës.

Kështu ka thënë ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e cila ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për të cilën të shtunën në Ohër do të takohen, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe (vet-menaxhim) është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri.

Kurse, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, tha se këtë të shtunë nuk pritet që të ketë nënshkrim të marrëveshjes, por do të ketë pajtim apo miratim për Planin e Zbatimit.

Sipas tij, pala e cila e refuzon këtë marrëveshje do të ketë sanksione në aspektin individual, partiak, por edhe si shtet.

Avokati Tomë Gashi, vlerëson se takimi i nesërm në Ohër nuk do të ketë asgjë spektakulare.

Para këtij takimi edhe qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre. Ata nuk presin që të shtunën të nënshkruhet propozimi i Bashkimit Evropian dhe as plani i zbatimit.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë të shtunën takimin e radhës në Ohër për zbatimin e Planit të BE-së për dialogun dhe aneksin për zbatimin e tij. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë