Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Problem me shtylla elektrike / I kam thirrë KEDS-in, rrafsh na e bën “prit magar se po del bar!”

Gazeta10
25 February 2025 - 10:20

Një qytetar nga qyteti i Prizrenit është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e ankesave” për defektin me shtyllat elektrike, raporton Gazeta10.

Ai ka treguar se ka kontaktuar edhe me KEDS-in për defektin në shtyllën elektrike, por që këta të fundit nuk kanë reaguar.

“Kur kam qenë në pushim në Kosovë, nja gjashtë shtatë herë i kam thirrë KEDS-in për një defekt në shtyllën elektrike dhe vetëm rrafsh ma kan bo, përgjigja e tyre ishte se do e vendosim si rast emergjent dhe kam pritur por nuk kanë ndërrmarr ndonjë veprim”, tha ai për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.