
Profesori universitar i gazetarisë, Alban Zeneli ka deklaruar se në lajmin e edicionit të mbrëmshëm të lajmeve në RTK, pati mungesë bazike të verifikimit të informacionit.
Sipas profesorit Zeneli, lajmi ku u sulmuan dy media nga një shkrim i marrur nga portali i Bosnjës, është i dyshimt për faktin se nuk është i verifikuar,raporton Gazeta10.
“E drejta për tu përgjigjur në lajme është standarti bazik i gazetarisë, i cili thotë se kujtdo që i përmendet emri brenda një përmbajtjeje mediatike, gazetari është i obliguar ta kontaktoj dhe të marr edhe palën e tij, përndryshe rrezikon që lajmi të dal i pabalancuar. E kam ndëgju mbrëmë ajo se çfarë unë pash është mungesë bazike e verifikimit së pari, e që është një prej standarteve kryesore profesionale që duhet me e pas telivizoni publik.I ka të deklaruara në ëebfaqen e tyre, verifikimin e informacioni si një prej standarteve që duhet ta zbatojnë, e ky informacion shihet qartë që nuk është verifiku sepse shihet qartë që është marrë nga një i internetit, i cili është i dyshimt që është denconcuar me qindra herë në Bosnje, nga ana e denoncuesëve të dezionformatave”, tha Zeneli në Raport të Kanal10.
Ndëkaq, ai tha se sulmet ndaj mediave janë tendenca që janë bërë gjithmonë nga politika, mirëpo kjoe fundit ka një dallim:
“Gjithmonë kemi pasur tendencë të politikës me u mundu me i deligjimitu mediat, por problemi qëndron që është hera e parë që kur përdoret një aset publik, RTK për të shtyer përpara një propagandë antimedia”/Gazeta10