
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se projektligji për çmimet tavan do t’i fuqizojë oligarkët, raporton Gazeta10
Hoti ka thënë se ky projektligj do t’i falimentojë tregtarët e vegjël.
“Do t’i falimentojë tregtarët e vegjël, do t’i fuqziojë tregtarët e mëdhenjë, ose oligarkët si i quani ju”, ka thënë Hoti.
Tutje, ai ka thënë se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetuën e vendit.
“Projektligji është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, neni10 i Kushtetutës thotë se ekonomia e lirë me konkurencë të lirë të tregut është bazë e rregullimit ekonomik”, ka thënë Hoti. / Gazeta10