Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuoria nis hetime pas rastit në gjinekologji, u ndërruan foshnjat nga mamia

Gazeta10
23 September 2022 - 8:12

Në mëngjesin me Arben Ahemtin raportohet se infermierja e repartit te neonatologjisë ngatërroi gabimisht baballarët derisa kumtoi lajmin për rastin e foshnjave të sapolindura, raporton Gazeta10.

Të dy nënat kishin pasur lindje cezariane, derisa njëra foshnje gëzonte shëndet të mirë dhe tjera kishte lindur pa shenja jete.

Zyrtarët e kësaj klinike i kanë treguar Kanal10 për ngjarjen ndërsa kanë thënë se do të marrin masa ndaj infermierës.

Rastin në polici e kishte raportuar njëri prindër të cili i kishin filluar dyshimet në momentin kur atij i ishte kumtuar lajmi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se për rastin në fjalë se kanë nisur hetimet dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjeksësisë Ligjore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.