
Sipas mediumit serb RTS presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë dhënë për këtë medium ka thënë se Serbia shpalli ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë, edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë të Kosovës.
“Paqja është interesi ynë dhe këtë po ua kërkoj serbëve”, ka thënë Vuçiq, shkrun RTS. Sipas tij Radoiçiq do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve shtetërore.
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha në emisionin e intervistës Oko në RTS se Serbia shpalli ditë zie për të gjithë të vrarët në Banjskë – edhe për serbët e vrarë edhe për policin e vrarë të Kosovës. “Për mua serbët e vrarë nuk do të jenë kurrë terroristë, për mua nuk ka justifikim as vrasja e një polici”, thotë Vuçiq.
“Ai u bëri thirrje të gjithë serbëve që në mënyrë paqësore të marrin atë që na takon. Paqja është interesi ynë, këtë po e kërkoj nga serbët, tha presidenti i Serbisë. Radoiçiq nuk është plagosur dhe do t’i përgjigjet thirrjes së autoriteteve të Republikës së Serbisë dhe ai ndodhet në territorin e Serbisë qendrore, thotë Vuçiq. Unë kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare që të mos bëjë presion mbi Beogradin, ata e dinë se kush është fajtor për këtë”, citon të këtë thënë Vuçiq sipas mediumit serb.