Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Propaganda serbe vazhdon, Jeremiq publikon imazhe të Bagdadit duke mashtruar se është Beogradi në 1999

Gazeta10
24 March 2023 - 22:43

Vuk Jeremiq, lideri i Partisë Popullore opozitare dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka shpërndarë një lajm të rremë me rastin e 24 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë në vitin 1999.

Jeremiq shkrimit të tij ia ka bashkangjitur një fotografi teksa shihet në flakë kryeqyteti irakian, Bagdadi duke pretenduar se bëhet fjalë për Beogradin.

“Ata që duan të relativizojnë agresionin e NATO-s në vitin 1999 thonë se gjoja është drejtuar kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e jo kundër Serbisë dhe popullit të saj. Ai pretendim ra në ujë në vitin 2008, kur ata përkrahën shpalljen e njëanshme të pavarësisë në Prishtinë…”, ka shkruar Jeremiq në Twitter.

Jeremiq pas reagimeve të shumta, duke përfshirë edhe analistin austriak, Florian Bieber ka pranuar se kishte shpërndarë një fotografi të Bagdadit dhe ka kërkuar falje. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.