
Partia socialdemokrate në një konferencë të jashtëzakonshme për medie ka thënë se anulimi i takimit të mbyllur të Kryetarës së Gjykatës Speciale, Trëndafilova, konfirmon se kjo gjykatë tenton ta menaxhojë opionin publik.
“Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen”, thuhet në njoftimin për medie.
Më tej, ata kanë bërë të ditur se do të anulohet protesta e organizuar për shkak të këtij takimi.
“Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty”, thuhet në njoftim./Gazeta10