
Zyrtarja e PSD-së, Donjeta Demolli në një postim në Twiter ka bërë thirrje që të gjithë të ju bashkohen protestës pas paralajmërimit të vizitës së Trendafilovës ditën e mërkurë, raporton Gazeta10.
Demolli tha se lufta e UÇK-së s’mund të reduktohet në kujtesë kolektive kur zingjiri komandues shpallet organizatë kriminale.
Sipas saj lufta e UÇK-së është kushti i pamohueshëm për lirinë e secilit prej nesh.
“Protesto me ne të mërkuren në orën 10:00 në Gjilan Hotel Astoria kundër vizitës së Trëndafilovës”, thuhet në postim./Gazeta10