Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PSD me aksion: Tensionet në veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin

Gazeta10
14 December 2022 - 15:36

Partia Social Demokrate ka bërë një aksion simbolik, ku ka thënë se tensionet në veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e PSD-së thuhet se tensionimi po i shërben kryeministrit.

Më tej, thuhet se tensionet po ashtu po shërben si instrument për koncesione.

PSD ka thënë se kjo mënyrë e politikbërjes e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare me Serbinë.

Komunikata e plotë:

Si matet suksesi i ndërhyrjes policore? Me elektrizim të situatës, me likes dhe me sharje në facebook, apo me përmbajtje më të mirë në marrëveshjet e arritura.

Me 21 nëntor rreth çështjes së targave tensioni tejkaloi kufijtë deri në eskalim. Polici, heronj, sovranitet – dokrra. Me 23 kemi nënshkruar marrëveshje edhe më të dobët sesa ajo e para 2 ditëve. Pas gjithë atij tensioni, në marrëveshjen që nënshkroi Bislimi, e pranuam shtyerjen pa afat të targave, por edhe Asociacionin.

E njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në Veri. Konjufca në Prishtinë fliste për shtyerjen e zgjedhjeve, ndërkohë në Veri me armë zjarri u plagos polici Ekrem Neziri. Nëse zgjedhjet u shtyen, kujt i shërbeu tensionimi. Kryeministrit sigurisht.

Tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam.

Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetem me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.