Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Pse u lajmëru tash?” – Hamiti: Takimi i Osmanit me partitë nuk prodhon asgjë!

Gazeta10
13 May 2025 - 21:02

Takimi i presidentes, Vjosa Osmani me përfaqësues të partive politike në vend, sipas diplomatit, Urtak Hamiti nuk do ta ndryshoj gjendjen aktuale politike.

Hamiti i ftuar në “Politiko” të Kanal10 deklaroi se nuk kishte nevojë për një thirrje të tillë, pasi ngërçi do të mund të zgjidhej edhe me dialog mes partive.

Kisha me thanë, pse u lajmërua ajo tash? Ka mujt të lajmërohet edhe më herët. Befasi nuk do të ketë aty fare, dialogu ndërmjet partive shqiptare ka ekzistuar gjithmonë. Nuk ka nevojë për thirrje, për marrëveshje të cilat mund të bëhen menjëherë, e nuk pritet data e dita, presidentja nuk është ashtu“, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.