Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigjet Kurti

Gazeta10
02 March 2026 - 17:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët pse nuk po e kandidon Vjosa Osmanin për presidente.

Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me kandidaturën, por theksoi rëndësinë e sigurimit të numrave të mjaftueshëm në Kuvend për të shmangur dështimin e procesit të votimit.

“Duhet t’i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Nuk mund të shkojmë me 80 në votim, sepse po doli 79 në fund, shkojmë automatikisht në zgjedhje. E kemi prioritet absolut, në situatën aktuale politike, evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi që jo t’i kemi 80, por 84 ose 85 dhe për këtë po bëhet beteja me këto komunikime dhe takime që po i zhvillojmë.”

Kurti shtoi se komunikimi me partitë opozitare është në nivel konstruktiv, por kjo, sipas tij, nuk garanton domosdoshmërisht marrëveshje konkrete.

“Jam vazhdimisht në komunikim dhe në takime me të gjithë. Kurrë nuk ka qenë atmosfera më konstruktive me opozitën, por kjo nuk nënkupton automatikisht hapa konkretë”, u shpreh kryeministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.