
Paris Saint-Germaini është duke punuar për një transferim të madh në merkaton e verës.
Mediat spanjolle raportojnë se parisienët janë duke insistuar në transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Pablo Gavi.
Gavi në nëntor të vitit të kaluar pësoi një lëndim rëndë që e la jashtë fushavë deri në fund të këtij sezoni.
Kampioni i Francës në verë është gati të paguajë një shumë të madhe parash vetëm për ta sjellur atë në “Parkun e Princave”.
Por, ky operacion nuk do të jetë aspak i lehtë për klubin francez, pasi Gavi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe klauzola e largimit të tij është 1 miliardë euro.
Mesfushori spanjoll kishte qenë pjesë e grupmoshave të reja të Barcelonën, ndërsa debutoi me ekipin e parë në vitin 2021, kur ishte vetëm 16-vjeçar.
Lëndimi i Gavit ka qenë një nga hendikepet kryesore të Barcelonës këtë edicion.
19-vjeçari ka filluar tash e disa kohë fazën e rikuperimit dhe do të rikthehet në fushë në verën e këtij viti.