
Kuvendi i Kosovës përmes një foto të publikuar në Facebook ka njoftuar lidhur me shpenzimet e Kryetarit të Kuvendit dhe kabinetit të tij.
Që nga janari i këtij viti e deri në qeshor këto shpenzime kanë arritur shumën prej 19,399,6 euro, raporton Gazeta10.
Totali i shpenzimeve të kryetarit të Kuvendit kanë arritur shumën prej 4,429,06 euro.
Ndërsa shuma e shpenzuar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit është nga 14,970,54.
Ndryshe shpenzimet për akomodim jashtë vendit janë mbuluar nga shteti pritës./Gazeta10