
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se puntorët teknik në shkollën teknike “Emin Duraku” në Prishtinë detyrohen të punojë sa tre persona, raporton Gazeta10.
Nga mugesa e puntorëve teknik këta persona detyrohen që afër 1 mijë e disa metra katrorë të punojë secili puntorë.
Ndërkaq nga mungesa e puntorëve teknik drejtori i kësaj shkolle Visar Osmani ka thënë se shpesh herë edhe pjesa tjetër e stafit ju dalin në ndihmë atyre në mënyrë që punët të përfundojnë.
“Edhe pse me tre puntorë kjo shkollë është ndër shkollat më të pastërta në komunë sepse të gjithë kujdesen për pastërtinë, por megjithatë është ngarkesë për puntorët aktualë”.
Nga Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës kanë thënë se Ministria e Arsimit merret me përcaktimin e numrit të puntorëve teknik në shkolla.
Ndërsa nga Ministria e Arsimit nuk janë përgjigjur në pyetjet e televisionit.
Me mungesë të puntorëve tenik janë duke u përballur edhe shkolla tjera në vend./Gazeta10