Gazeta10

Pushteti dhe opozita komentojnë deklaratat e ambasadorit amerikan në Politiko

Partitë politike në Kosovë kishin qendrime të ndryshme sa i përket deklaratave që ambasadori amerikan dha sonte në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku në Kanal10.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në një lidhje direkte në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku në Kanal10, për dallim nga ambasadori, këmbënguli që duhet të këtë nënshkrim të marrëveshjes nga Serbia, Ajo tha që përderisa nuk ka dakordim nga Serbia. “Nënshkrimi garanton zbatimin e marrëveshjes”, tha ajo.

Kusari- Lila përmendi deklaratat e Vuçiqit që nuk është i gatshëm që ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe ta pranojë anëtarësimin e saj në OKB.

Ajo tutje tha që sulmi në Banjskë është dëshmi që nuk mund të bësohet që Serbia do stabilitet. Kusari-Lila përmendi edhe kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia si dhe sulmet ndaj serbëve të veriut që kishin regjistruar veturat e tyre në RKS.

Në mbështetje të plotë të deklaratave të ambasadorit amerikan doli PDK-ja, ku shefi i grupit parlamentar të saj, Abelard Tahiri tha se në qeverinë Thaçi, përfaqësuesit e ShBA-ve takoheshin me ne para dhe pas takimeve”, tha ai.

Ai tha se opozita janë të gatshëm ta mbështesin Qeverinë për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare.

Tahiri shtoi se Marrëveshja e Ohrit do të implementohet pavarësisht a është Albin Kurti kryeministër apo nuk është, sepse tashmë kjo është një obligim ndërkombëtar.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sot rreth orës 15:00 kam protokolluar zyrtarisht një kërkesë për kryeministrin e Kosovës që të kemi qasje në këto dokumente se çka zoti Kurti ka pranuar. “Për neve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbahet një debat parlamentar me raportues zotin Kurti dhe në bazë të qasjes në dokumente të drejtojmë poziticionin tonë politik”, tha ai në Kanal10.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se kryeministri Kurti vetëm i ka mashtru popullin duke i thënë se Zajednica nuk kalon. “Ai Zajednicën e ka në tavolinë dhe e ka pranu, e ka pranu në Bruksel, e ka pranu në Ohër, dy çështje duhet me i demansku, e para çka ka fol në raport me kauzën e vet politike ka qenë mashtrim dhe e dyta duhet të shfrytëzohet një momentum mas 24 shtatorit që Kosova të ripozicionon vetën në aspektin strategjik dhe të hap rrugë për një integrim të shpejtë në NATO” tha ai në Kanal10.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa