Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

PZAP ndan 432 mijë e 400 euro gjoba për të gjitha partitë politike deri më tani

Gazeta10
01 February 2025 - 12:23

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 101 mijë e 500 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media, Violeta Haxholli, bëri të ditur se PZAP ka ndarë 432 mijë e 400 euro gjoba për të gjitha partitë politike.

“Për gjoba për subjekte politike që kanë krye shkelje të Kodit të Etikës, më së shumti gjoba pra ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës me 113 mijë e 500 gjobë, dhe Lëvizja Vetëvendosje me 101 mijë e 500 euro, Partia Demokratike e Kosovës me 89 mijë euro dhe AAK-ja me 69 mijë e 700 euro”, ka thënë Haxholli

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.