Politiko

Qalaj kritika MPJD-së: Faktori ndërkombëtar nuk është njoftuar mjaftueshëm për shpërthimin në veri

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 20:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i cili po mbahet në Washington.

Drejtpërdrejt nga Washingtoni, Qalaj ka theksuar se në këtë forum janë diskutuar tema të mëdha, duke përfshirë sigurinë globale dhe intelgjencën.

I pyetur se a kanë qenë të informuara delegacionet e tjera për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Qalaj ka thënë se ato nuk kanë pasur informacione mjaftueshëm për shkak se nuk janë informuar nga MPJD.

“Sa i përket pjesë se a kanë njohuri anëtarët e tjerë që janë këtu për incidentin në veri. Mendoj që jo absolutisht sepse nuk është informuar mjaftueshëm faktori ndërkombëtar nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Qalaj.

Tutje, ai ka vlerësuar se sulmi në Zubin Potok ka qenë akti më i tmerrshëm që i ka ndodhur Kosovës që nga themelimi i shtetit.

“Ka qenë akt më i tmerrshëm  që ka ndodhur në Kosovë që nga themelimi i shtetit”, ka thënë Qalaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.