Drejpërdrejt nga Washingtoni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok është akti më i tmerrshëm që nga themelimi i shtetit të Kosovës.
“Ka qenë akt më i tmerrshëm që ka ndodhur në Kosovë që nga themelimi i shtetit”, ka thënë Qalaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Qalaj ka theksuar se Serbia duhet të dënohet dhe se tashmë nuk mjafton vetëm arrestimi i Milan Radojçiq.
“Mendoj që vetëm çështja e ekstradimit të grupit terrorist në krye me Radojçiqin nuk do të jetë zgjidhja e problemit. Mendoj që gjithsesi që Serbia duhet të dënohet nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Qalaj. /Gazeta10/