Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Qeriqi: Presim që në shtator ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë

Gazeta10
02 July 2026 - 20:46

Veterani i luftës, Xhevdet Qeriqi, ka komentuar shtyrjen e shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, e cila është caktuar të jepet më 16 shtator.

Duke folur  në emisionin “Politiko”, Qeriqi tha se pret që më në fund të merret një vendim dhe shprehu besimin se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të lirohen.

“Presim që më në fund të merret një vendim dhe besojmë se në shtator krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të rikthehen, fillimisht pranë familjeve të tyre dhe më pas edhe te ne, bashkëluftëtarët”, deklaroi ai.

Qeriqi shtoi se, sipas tij, të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim për gati gjashtë vjet pa bazë dhe pa argumente.

“Gati gjashtë vite janë mbajtur atje pa asnjë bazë e pa argument, me akuza që, sipas nesh, burojnë nga Serbia dhe me dëshmitarë që kanë bashkëpunuar me organet serbe”, u shpreh ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.