Fusha e sigurisë ka nxitur debat në emisionin “Politiko” mes kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar idenë për themelimin e xhandarmërisë, duke e cilësuar atë si një premtim elektoral të Vetëvendosjes.
Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes, Ilir Qeriqi, mbrojti këtë ide, duke thënë se koncepti i xhandarmërisë duhet parë si forcë në funksion të sigurisë së vendit.
“Termin xhandarmëri me pa si forcë, si koncept për të mirën e vendit. U përmendën dronët ‘Made in Kosova’, kanë me qenë, fabrika e municionit u nis, pra do të ketë edhe dronë edhe xhandarmëri”, deklaroi Qeriqi.