Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Qeta hajvanë janë s’kanë ndryshu”, Matoshi për VV-në: E keni huq o djema!

Gazeta10
27 February 2025 - 22:18

Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po frikësohet nga ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell.

Matoshi ka theksuar se situata në Kosovë ka ndryshuar qysh nga lufta e vitit 1999.

“Ish ba gogol Grenelli e disa s’po i merr gjumi kur po shfaqen në televizor se le me ba mu sjell ksajde naj ditë. Jau ka prish idilen fshatareske sepse po kujtojnë që është e 99-ta me ardh ushtari amerikan me dekë mbi qiellin e Kosovës”, ka thënë Matoshi.

Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar një narrativë edhe kundër Amerikës.

“Atëherë u kanë mirë Amerika, e tash so e mirë Amerika se e ka Grenellin. Fuqinë e parë botërore po e mëson VV-ja, Albini, Blerimi. E keni huq o djema… Qe thojke z.Fatmir Limaj”, ka thënë ai.

Krejt në fund, Matoshi ka thënë “qeta hajvanë janë s’ka ndryshu kurgja”. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.