Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria befason: Kursejeni rrymën, temperatura e hapësirave gjatë ditës të jetë 19 gradë

Gazeta10
14 September 2022 - 12:51

Ministrja e Ekonomisë, Artana Rizvanolli, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka prezantuar 20 masat e Komitetit tektonik emergjent për kursimin e rrymës në sektorin public, raporton Gazeta10

Një ndër këto masa është edhe masa ku të gjitha objektet duhet të sigurohen që temperatura për ngrohjen e hapësirave në orarin e punës të jetë 19 gradë Celsius.

“Në të gjitha objektet duhet të sigurohet që gjatë orarit të punës 08:00-16:00 temperatura për ngrohjen e hapësirave të jetë jo më e lartë se 19 gradë celsius, të sigurohet që pas orës 16:00 deri në 07:00 në mëngjes temperatura të zbritet në minimum ku ngrohja bëhet me energji elektrike, të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit të jenë të mbyllura”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.