Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria mban mbledhje, ndan mbi 31 mijë euro për mbështetje të avokimit për shqiptarët e Luginës

Gazeta10
26 March 2024 - 22:59

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje në mënyrë elektronike.

Thotë se ka marrë vendimin për “anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024”, duke mos specifikuar për cilin vendim është fjala.

Dhe gjithashtu ka marrë vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.