Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria miraton projektligjin për tatimet, përfshin faljet tatimore për 2023

Gazeta10
31 March 2023 - 20:45

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, ndërsa ndër pikat e këtij projektligji, sipas njoftimit, është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023.

Pa dhënë shumë detaje, Qeveria ka thënë se ky ligj e ka për qëllim të sigurojë “progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit”, raporton Koha.net.

Qeveria pati premtuar që në Ligjin e ri do të përfshihet dispozita për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023, pas shtrenjtimit që iu bë muaj më parë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.