
Në Klinikën Gastroenterologjike të QKUK-së, mjekët ia kanë nxjerrë një pacienti nga ezofagu kurorën e dhëmbëve, të cilën ai e kishte përbirë aksidentalisht.
Këtë e ka bërë të ditur mjeku Skender Telaku i cili ka thënë se pacientit 35-vjeçar, kurora e dhëmbëve i është nxjerrë nga ezofagu me endoskop.
“Mashkulli 35 vjeç aksidentalisht, deri sa ka qene ne gjume e ka perbire uren e vene nga stomatologu disa muaj me pare. Ura u nxorr endoskopikisht pa kurfare problemi….”, ka shkruar Telaku në profilin e tij në Facebook./Gazeta10