Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

QKUK konfirmon: Njëri nga nxënësit e lënduar në gjendje më të rëndë

Gazeta10
18 April 2023 - 12:38
Të dy nxënësit e shkollës “Faik Konica”, të goditur pak me parë nga rryma po vazhdojnë trajtimin në QKUK. Kështu ka konfirmuar për Gazeta10 mjeku kujdestar Dr. Ejup Govori. Sipas tij dy nxënësit kanë pësuar djegie të shkallës A2 dhe B2. “Njëri nga nxënësit është dërguar  në sallë për operacion dhe është në mjekim në intenzivë ndërsa nxënesi tjetër është në kirurgji plastike”, tha për Gazeta10 Dr. Govori. Në lidhje me këtë rast Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë së Kosovës Flora Ahmeti ku ka konfirmuar se dy nxënës janë goditur nga rryma dhe se personat janë dërguar në tretman.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim meinstitucionet përkatëse po trajton rastin”, thuhet në përgjigjën e Policisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.