
Përgjimet në të cilat dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe për bisedimet me Milan Radojçiqin, nxitën reagime të shumta. Me këtë temë u hap edhe sondazhi i emisionit të Mëngjesit me Arben Ahmetin.
Qytetarët votuan në dy opsione për pyetjen Si e vlerësoni përgjimin e publikuar? Skandal apo Komunikim normal. Nga dhjeta telefonues 90% e tyre thanë se ky komunikim është skandal, pavarsishtë gjitha arsyeve për faktin që partia në pushtet akuzonte ashpër këdo që realizonte takime me anëtarët e Listës Serbe duke e cilësuar si tradhtar, kurse tani po i bëjnë gjërat të duken normale. Kurse 10% e telefonuesve mendojnë se ky komunikim është normal dhe se grupet parlamentare të gjitha partive duhet të realizojnë takime.
Nga sondazhi i hapur online në Youtube 78% e votave ishin për opsionin skandal kurse 22% për komunikim normal./Gazeta10

