
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se interesimi i kësaj partie për zgjedhjen e presidentit është më i madh se asnjëherë më parë.
Sipas tij, që nga fillimi i procesit, Vetëvendosje e ka konsideruar të përfunduar ciklin zgjedhor dhe ka theksuar se sovrani ka folur qartë më 28 dhjetor.
Dugolli tha se Vetëvendosje ka dalë subjekti më i votuar në historinë politike të vendit, duke marrë 51.1% të votave, dhe se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me këtë vullnet qytetar. Ai shtoi se menjëherë pas certifikimit të rezultateve, partia ka vepruar shpejt në konstituimin e Kuvendit dhe në formimin e qeverisë.
“Ne kemi vepruar konform atij vullneti. Kemi konstituuar Kuvendin shumë shpejt, posa janë certifikuar rezultatet, dhe gjithashtu e kemi zgjedhur Qeverinë shumë shpejt,” deklaroi Dugolli.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/4dIc6dTjOPg