Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qytetari nga Austria i zhgënjyer: Jam ardhur me festu këtu, por atmosfera si me pas rast vdekje

Gazeta10
17 February 2024 - 11:31

Qytetari nga Austria, Fitim Kastrati vjen për çdo vit në Prishtinë për të festuar shpalljen e pavarësisë.

Kastrati nga sheshi i Prishtinës ka fol për Kanal10, duke shprehur zhgënjimin e tij për organizimin e kësaj feste nga ana e institucioneve.

“Për çdo vit vij me festuar, edhe vjet kemi qenë. Vjet kemi pas atmosferë për merak shumë të mirë.

Për sivjet na ka zhgënjyer shumë qeveria, po na doket sikur me ardhur për dekë, me na vdek dikush.

Pa popull, pa ushtri, pa polici. Për çdo vit për 15 vite rregullisht i kena pas këto”, ka thënë Kastrati. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.