Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Rakiq nga Beogradi: QUINT-i na kërkoi ta njohim pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 13:02

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se QUINT-i i ka kërkuar Listës Serbe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Rakiq tha se QUINT-i po e mbështet vendimin e Prishtinës për targat dhe siç është shprehur ai një lloj dokumenti për hyrje-dalje.

“Mesazhet kryesore që dëgjuam ishin këto – vendet e tyre e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe prandaj edhe ata (ambasadorët) e mbështesin atë. Ata gjithashtu mbështesin vendimet e marra nga Prishtina, e në veçanti theksuan se përkrahin vendimet e Prishtinës për targa dhe një lloj dokumenti hyrje-dalje”, tha ai në një konferencë për media nga Beogradi, raportojnë mediat në Serbi, raporton B92, transmeton Gazeta10.

Rakiq ka thënë se vendimi për targat nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

 “Vendimi për targat nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit”, shtuar ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.